Kaloni te përmbajtja kryesore

Hamza: Po krijojmë platformë që rrit mirëqenien dhe punësimin

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, tha se në punëtoritë që po i mban në qytetet e Kosovës po jepen pikëpamje të ndryshme, por me qëllimin e njëjtë – “për ta bërë Kosovën më të mirë”.

Ai ka publikuar pamje nga këto punëtori, duke thënë se idetë e tyre po e pasurojnë programin e tij.

“Atmosferë e mrekullueshme në punëtoritë që po i mbajmë nëpër qytetet e Kosovës, ku pikëpamjet e ndryshme dominojnë, por qëllimi është gjithnjë i njëjtë për ta bërë Kosovën më të mirë. Puna ekipore me qytetarë të profesioneve të ndryshme, përvoja dhe idetë e tyre të vlefshme, po e pasurojnë programin tim. Ne po krijojmë platformë të përbashkët, që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve, zhvillon ekonominë, avancon kujdesin shëndetësor dhe përmirëson shërbimet publike. Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen, angazhimin dhe idetë tuaja!”, ka shkruar ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button