Hamza pritet në Departamentin e Shtetit

Hamza falënderoi Thesarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e Ministrisë së Financave

Ministri i Financave në dorëheqje Bedri Hamza në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime edhe në Thesarin e Departamentit të Shtetit ku është pritur nga zyrtari i lartë Larry McDonald.

“Ministri Hamza njoftoj McDonald për progresin që ka bërë shteti i Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe financiar, me stabilitetit makro- fiskal, me borxhin e ulët që ka menaxhuar shteti i Kosovës, efektin e masave fiskale të ndërmarra për ta ndihmuar zhvillim e sektorit privat si dhe me sfidat që ka shteti i Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik në të ardhmen.” , thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Po ashtu bëhet e ditur se ministri Hamza falënderoi Thesarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe Institucioneve tjera të shtetit të Kosovës në zhvillimin e tyre, një ndihmë e cila ka lënë gjurmë në zhvillim e Institucioneve të Kosovës.

McDonald falënderoi Ministrin Hamza për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka Ministria e Financave me Thesarin Amerikan dhe shprehu zotimin që edhe në të ardhmen Thesari do ta mbështesë Ministrinë e Financave me asistencë teknike. Po ashtu McDonald përgëzoi Ministrin Hamza për stabilitetin makrofiskal që ka arritur ti sigurojë shtetit të Kosovës, kujdesin e treguar me borxhin shtetëror si dhe masat fiskale të ndërmarra këto dy vite për sektorin privat./21Media

Back to top button