Hamza takohet me ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenisë për rrugën evropiane të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Në njoftimin e PDK-së thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe proceset me interes të ndërsjellë.

“Kryetari Hamza e njoftoi ambasadorin Blaj për situatën politike dhe qëndrimet e PDK-së lidhur me stabilitetin institucional dhe orientimin euroatlantik të vendit. Kryetari Hamza shprehu mirënjohjen për rolin e ambasadës sllovene në Kosovë dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për mbështetjen ndaj Kosovës në proceset ndërkombëtare. Partia Demokratike e Kosovës vlerëson mbështetjen e Sllovenisë dhe mbetet e angazhuar për forcimin e partneritetit me vendet mike dhe aleate të Kosovës.”

Back to top button