Hamza takoi ambasadorin britanik, biseduan për krijimin e institucioneve

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Hamza i cili është edhe kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës tha se me ambasadorin britanik biseduan për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror.
“Sot e prita ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, me të cilën bisedova për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror dhe për zhvillimet politike në vendin tonë.
Britania e Madhe është partnere strategjike e Kosovës dhe i jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të saj.”, shkroi Hamza në Facebook./21Media