Hamzës i bashkohen 250 studentë shqiptarë në Gjermani

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, bëri të ditur se afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani, i janë bashkuar sot në Munih ekipit të tij dhe përpjekjeve për ta bërë Kosovën më të mirë.
“Secili prej tyre ka rrëfime të suksesit. Secili prej tyre është pjesë e kulturës dhe e zhvillimit ekonomik aty ku jeton. Ata kanë arritur të integrohen, të bëhen konkurrues dhe të krijojnë ndërmarrje me dhjetëra të punësuar”, shkroi Hamza.
Sipas tij të gjithë ata, me shpirt e zemër, duan ta japin kontributin e tyre edhe për zhvillimin e Kosovës.
“Me diasporën, Kosova mundet ma mirë”, ka përfunduar kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.