Hande Erçel përballet me drejtësinë, publikohet dëshmia e saj

Aktorja e njohur turke Hande Erçel është rikthyer në Turqi për të dëshmuar në lidhje me një hetim për drogë, në të cilin emri i saj është përmendur mes të dyshuarve.

Sipas raportimeve, Erçel, e cila ndodhej jashtë vendit për studime, mbërriti në Stamboll dhe u paraqit menjëherë në Gjykatën e Çağlayanit, ku dha deklaratën e saj para prokurorit.

Pas përfundimit të procedurave, ajo u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për analiza toksikologjike, ku iu morën mostra gjaku dhe flokësh.

Informacionet e fundit nga gazetarja Ceylan Sever zbulojnë se Hande ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me organizata të paligjshme dhe përdorimin e substancave të ndaluara, duke mbrojtur kështu reputacionin e saj dhe të partnerit të saj, Hakan Sabancı.

Back to top button