Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, sot priti në takim kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin bisedoi rreth gjendjes në arsim në këtë komunë.

Kryetari Suma, ndër të tjera, shprehu shqetësimin e tij për mospërfsjhirjen e fëmijëve të kësaj komune në edukimin parashkollor.

Ai theksoi se e vetmja çerdhe, e cila është ndërtuar nga Komuna ka tri vjet që është e gatshme dhe e pajisur, por në mungesë të buxhetit dhe mungesë të stafit, ende nuk është funksionale, edhe pas shumë përpjekjeve të Komunës.

Ministri Likaj theksoi se përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor është vendosur si një nga prioritetet kryesore, prandaj theksoi gatishmërinë e tij që të shtyjë përpara proceset që kjo çerdhe të funksionalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur.