Hapen 1 mijë e 200 metrat e para të Tunelit të Llogarasë

Deri më tani janë habur mbi 1 mijë e 200 metra të Tunelit të Llogarasë. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
“dhe me Tunelin e Llogarasë, ku janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe një formacioni gjeologjik deri këtu tejet të favorshëm për ecurinë e punës, ju uroj një ditë të mbarë ”, ka shkruar Rama në Facebook.
Tyuneli i LLogarasë ka filluar të ndërtohet në nëntor të vitit të kaluar
Tuneli po ndërtohet nga një konsorcium turk dhe pritet të kushtojë rreth 140 milionë euro.
Ky tunel lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.
Tuneli do të reduktojë kohën e udhëtimit midis zonave bregdetare të Orikumit dhe Palasës në vetëm 7 deri në 10 minuta nga 55 minuta që është aktualisht. Tuneli pritet të jetë gati për 33 muaj nga data e fillimit të punës./21Media

Back to top button