Hapen dy pozita të larta pune në arsim, ministria Nagavci tregon detajet

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar ditën e sotme se janë hapur dy konkurse pune.

Ajo në Facebook ka njoftuar se në  konkurs kërkohen dy drejtorë një për Qendrën e Studentëve dhe tjetri për Inspektorat të Arsimit

“Kemi hapur konkursin për dy pozita të larta në arsim.

1.Drejtor të Qendrës së Studentëve;

2.Drejtor të Inspektoratit të Arsimit.

Kohëzgjatja e emërimit është për një mandat 4 vjeçar. Konkursi do të jetë i hapur deri më 02.11.2024.

Inkurajoj të gjithë ata/ato që i plotësojnë kriteret që të aplikojnë në këto pozita. Suksese!”, njoftoi Nagavci./21Media

Back to top button