Hapen zyrtarisht korridoret ajrore me Shqipërinë

Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka njoftuar se tashmë zyrtarisht janë hapur korridoret ajrore me Shqipërinë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ky ishte synim i kamotshëm që shënon një arritje të rëndësishme në fushën diplomatike në mes dy shteteve.

“Fluturimet në drejtim të perëndimit dhe ato reciproke janë shkurtuar dukshëm, e përveç se po udhëtojmë lirshëm pa viza në zonën Shengen, tani qytetarët tanë po përfitojnë substancialisht edhe nga optimizimi i kohës në udhëtime”, shkroi Aliu.

Që nga paslufta, fluturimet nga/dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” janë realizuar vetëm përmes korridorit ajror që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut, teksa marrëveshja me Shqipërinë për ta shfrytëzuar korridorin ajror të këtij vendi, është arritur në vitin 2020.

Back to top button