Hapësira ajrore e Kanadasë mbyllet për të gjithë avionët rusë
Hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë, sipas ministrit kanadez të Transportit, Omar Alghabra. “Hyn në fuqi menjëherë, hapësira ajrore e Kanadasë është e m
Hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë, sipas ministrit kanadez të Transportit, Omar Alghabra.
“Hyn në fuqi menjëherë, hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë. Ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për sulmet e saj të paprovokuara kundër Ukrainës”, tha Alghabra të dielën në mëngjes.
Kanadaja i bashkohet një numri vendesh evropiane , duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Francën, që kanë njoftuar se do të mbyllin hapësirën e saj ajrore për avionët dhe linjat ajrore ruse në përgjigje të pushtimit të Ukrainës./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






