Hapet edhe qendra e votimit në Ambasadën e Kosovës në Uashington

Ambasada e Kosovës në Uashington ka njoftuar se tashmë është hapur qendra e votimit në këtë përfaqësi diplomatike të Kosovës.

Kjo qendër do të jetë e hapur për 12 orë dhe ata që janë regjistruar për të votuar mund ta përdorin dokumentet e tyre të indentifikimit për të votuar, edhe nëse janë me afat të skaduar.

“E hapur nga ora 07:00 deri në 19:00. Votuesit mund të përdorin një kartë identiteti, pasaportë ose patentë shoferi të Kosovës (pranohen dokumente të skaduara). Vota juaj ka rëndësi”, ka njoftuar Ambasada.

Back to top button