Hapet për qarkullim pika kufitare në Han të Elezit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur për qarkullim pika kufitare e Hanit të Elezit.

Kjo pikë është hapur pas mbylljes për shkak të zjarreve afër kufirit nga ana e Maqedonisë së Veriut.

“Ju njoftojmë se është hapur për qarkullim rruga nga PKK Hani i Elezit për Shkup”, thuhet në njoftim.

Back to top button