Hapet për qarkullim rruga Ferizaj–Gjilan pas grumbullimit me ujë

Rruga rajonale Ferizaj-Gjilan më konkretisht në fshatin Sojev e cila ka qenë e bllokuar për shkak të ujit në rrugë është e kalueshme për qarkullim.
Këtë për rtv21.tv e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai shtoi se sipas informatave nga njësitë në terren, të gjitha rrugët në rajonin e Ferizajt (Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit) janë aktualisht të kalueshme./21Media