Hapet rast penal ndaj dy qytetarëve që u plagosën nga polici në Mramor
Ndaj dy personave që u plagosën nga një polic në fshatin Mramor më 1 maj, është hapur rast penal.
Kështu ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës të martën, ku thuhet se Polici ishte përfshirë në shkëmbim zjarri me armë me dy qytetarë derisa ishte me shoqërinë e tij në piknik.
Ndërsa dy personat dyshohet se e kishin sulmuar policin dhe shoqëruesit e tij.
”Hetuesit e IPK-së me të pranuar njoftimin i janë përgjigjur këtij rasti i cili ka ndodhur të Liqeni i Badocit në fshatin Mramor, Prishtinë, ku zyrtari policor Sh.E, derisa kishte qenë në piknik me shoqërinë e tij, ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri me armë me dy qytetar të armatosur. Zyrtari policor gjatë këtij shkëmbimi të zjarrit me armën zyrtare ka plagosur dy persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar zyrtarin policor dhe shoqëruesit e tij që gjendeshin me të në piknik”, thuhet në njoftim.
Sipas Inspektoratit, Polici mbetet në cilësinë e dëshmitarit.
“Zyrtari policor Sh.E, në këtë fazë të hetimit mbetet në cilësinë e dëshmitarit dhe rasti do të hetohet nga Policia e Kosovës, në koordinim me hetuesit e IPK-së dhe të Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që në ketë fazë të hetimit të hapet rast penal ndaj dy qytetarëve të përfshirë në këtë rast, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”, dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, derisa të përmirësohet gjendja shëndetësore e personave të plagosur dhe të njëjtit do të monitorohen nga policia./21Media