Hapet webfaqja për të aplikuar për 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Është hapur webfaqja në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës për të aplikuar punëtorët e sektorit për të përfituar 100 euro nga ndarja që ka bërë Qeveria e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu.
” Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat që marrin pagë deri në 1000 euro. Aplikimi mund të bëhet duke plotësuar formularin me të dhënat personale në vjegëzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim “, ka shkruar ai.
Qeveria e Kosovës në kuadër të masave mbështetëse ka ndarë nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik dhe atij privat, për studentët ka dyfishuar asistencën e sociale. / 21Media

Back to top button