Hapja e Urës së Ibrit, Kryeziu: Kosova është në të drejtën e saj, duhet të mbështetët nga ndërkombëtarët

Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, thonë se për hapjen e Urës së Ibrit Kosova është në të drejtën e saj për çka edhe duhet të mbështetet nga faktori ndërkombëtar e jo të kundërshtohet hapja e saj. Sipas deputetes të kësaj partie, Arbëreshë Kryeziu hapja e urës do të duhej bërë kohë më parë.
Bashkimi Evropian ka thënë se planifikon të vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi.
Por, deputetja Kryeziu, ka thënë për RTV21 se përfshirja e çështjes Urës së Ibrit në dialog është një përpjekje e radhës së BE-së për ta mbajtur gjallë dialogun e që sipas saj nuk do të funksionojë.
“Kosova s’po bënë veprime qe nuk do duhej të bënte por që do të duhej të bëheshin kohë më parë dhe pikërisht për këto veprime Kosova duhet të përkrahet sepse është komplet në të drejtën e saj…Nuk e di sa do mund të behët pjesë e dialogut përderisa dialogu nuk është duke ecë përpara. Nuk mund të bëhet pjesë e dialogut një çështje qe diskutohet vetëm me njërën palë dhe jo me tjetër dialogu ndoshta për momentin është i dështuar pikërisht për faktin që asnjëherë s’po e shohim këtë përpjekën e BE-së për një trajtim të barabarte të palëve. Nuk mund të ecet dialog dhe s’mund të sjellësh tema të reja përderisa dialogu nuk funksionin ne bazën e atij trungut… të marrëveshjes bazë”, ka thënë deputetja Kryeziu për RTV21./21Media