Haradinaj: 4 korriku është mesazhi i lirisë së kombeve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve i ka shprehur urime të përzemërta popullit dhe shtetit amerikan.
”4 korriku përçon mesazhin e idealeve të larta dhe vlerave universale të demokracisë. 4 korriku është vet mesazhi i lirisë së kombeve”, ka shkruar ai në facebook.
Haradinaj 4 korrikun e ka cilësuar edhe festë për shtetin e Kosovës.
”Kosova do të jetë gjithmonë përkrah Amerikës, e cila është shembull që ne me krenari e ndjekim. Andaj 4 korriku është edhe festë e jona”, ka shkruar tutje Haradinaj.
Ndryshe, 4 Korriku shënon 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarreve./21Media