Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj: Dimali nuk është në preferencat tona, por do ta shqyrtojmë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se partia e tij ende nuk ka marrë vendim se a do të votojnë pro Dimal Bashës, nëse i njëjti do të propozohej nga Vetëvendosja për Kryetar të Kuvendit.

“Ne kemi preferencë, kishim preferuar Glaukun, i kemi përmendë preferencat tona. Dimali s’është në preferencën tonë. Ta shohim. Do të kishim pasë dëshirë të jenë ata që i kemi cek, ka edhe tjerë. Ta shohim edhe për Dimalin. Profili i atij që udhëheq me Kuvendin mirë kish me qenë i atij që e gëzon autoritetin dhe respektin e plotëve. Mund t’ia japim edhe Dimalit, por mendoj që edhe VV ka opsione të tjera. Ta shohim”.

Kur u pyet nga gazetarët nëse sot do të votojnë pro Bashës në rast se propozohet, Haradinaj s’pat përgjigje përfundimtare.

“S’e di për besë. S’kemi vendosur, tash kam ardhur më herët pak për ta sqaruar. Kemi mundësi përpara ta vlerësojmë çdo kandidaturë”., ka thënë Haradinaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button