Haradinaj: Policët që ruajnë kufirin nuk kanë armë të gjata

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, e ka quajtur të turpshëm shtetin dhe Qeverinë e Kosovës për faktin se policët të cilët e ruajnë kufirin nuk u lejohet të mbajnë armë të gjata.

“Ata e ruajnë kufirin e nuk ju lejohen armë të gjata. Kjo është e turpshme për këtë shtet e këtë qeveri!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka shtuar se është për çudi se si policia e zonës kufitare participon vet për servisimin e automjeteve të cilat madje janë të dhuruara nga komuna dhe nuk i plotësojnë asnjë parakusht për punë, shkruan rtv21.tv.

“Sot isha me disa miq në Kamenicë dhe për çudi policia e kësaj zone kufitare participon vet për servisim të automjetit. Madje Policia kryen detyrat e saj me automjete të dhuruara nga Komuna e që as një parakusht nuk e plotësojnë”, ka shtuar tutje Haradinaj./21Media 

Back to top button