Haradinaj e vazhdon traditën, nis mëngjesin e Bajramit në nderim të policëve

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nisur festën e Fitër Bajramit me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës.

“Të dashur bashkëkombas shqiptarë myslimanë! Ndjenja e afërsisë, përkushtimit, mëshirës e bujarisë, që reflekton kjo festë e madhe, të na përcjellin e bashkojnë çdo herë. Qofshin të pranuara lutjet dhe agjërimi juaj. Urime Festën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Myslimanët në mbarë botën sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit./21Media

Mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës.

Të dashur…

Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, 12 May 2021

Back to top button