Haradinaj: Edhe nëse koalicioni prishet, në verë kemi me hy me taksë

Haradinaj ende nuk ka marrë pëgjigje nga shtetet e Quintit për pesë kushtet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk do të heq dorë nga taksa për asnjë çmim, edhe nëse i rrezikohet posti i kryeministrit. “Vendimi për taksën është një vendim legjitim në bazë të kushtetutës edhe të ligjeve të vendit, ai është pozicioni im për taksën në cilindo variant me çfarëdo çmimi”, deklaroi Haradinaj gjatë një konference për media.

Ndërkaq, sa i përket prishjes eventuale të koalicionit qeverisës, Haradinaj tha se edhe po të ndodh kjo taksa do të mbetet në fuqi deri në verë.

“Sa i përket prishjes së koalicionit dhe shkuarjes në zgjedhje potenciale, i bie që taksa mbetet në fuqi deri në qershor, se nëse shpallen zgjedhjet janë nja 45 ditë derisa të mbahen, derisa të krijohet parlamenti janë edhe 30 tjera, edhe qeveria do ditë, kështu që hyjmë në verë. Pra po du me ju thanë bëhuni gati se hyjmë në verë me taksë, ka me na nxa qershori gjithqysh”, theksoi Haradinaj.

Lidhur me pesë kushtet të cilat Haradinaj ia drejtoi dje shteteve të Quintit për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe. Kryeministri Haradinaj bëri të ditur se ende nuk ka marrë përgjigjie, konfrimim apo garancinë e kërkuar për vazhdim të dialogut.  Duke komentuar këto pesë kushte Hardinaj u shpreh se nuk e ka problem nëse kushtet prishin marrëdhëniet me shtetet e Quintit.

“Nëse njëra nga kushtet më prish me dikend nuk ka dert, du me ndejt mirë me të drejtën teme, pra nëse dikush ka problem me ato kërkesa që ne i kemi vendosë atëherë ne jemi të prisht apriori, pra nuk kemi arsye me hap vetën më edhe le të kuptohet kjo le të dihet kështu… Kushdo që ka problem me to del kundër të drejtës tonë dhe kushtetutes tonë e krejt cka kemi… Nëse dikush nuk të respketon atë qe je atëherë i bjen tërhjekje e njohjes, ne s’kemi arsye pa fol hapur pse duhet me u kotestu 17 shkurti i 2008”, deklaroi Haradinaj.

Megjithatë, kryeministri Haradinaj garantoi se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk do të prishen për shkak të këtyre kushteve . “Nuk besoj që SHBA-ja ka problem me këto kushte , pra kushdo që ka dihet në çfarë marrëdheniesh jemi”, tha ai.

Kryeministri, Ramush Haradinaj dje u ka dërguar një dokument ambasadorëve të Quintit dhe ambasadorit të BE-së në Kosovë, duke u treguar se taksën do ta largojë vetëm në rast të plotësimit të disa kushteve. Nga kushtet e cekura në pesë pikat e Haradinajt janë: inicimi i një konference ndërkombëtare ku do të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, që duhet të përfundojë brenda 14 ditëve të konferencës. /21Media

Back to top button