Haradinaj: Është faji i Kurtit dhe Osmanit që Grenell kërkon heqjen e taksës
Haradinaj deklarohet për padinë e Ramës ndaj tij Ish-kryeministri Ramush Haradinaj tha se heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit nuk janë e njëjta gjë. Sipas tij, Serbisë nuk duhet t`i ofrohet t
Haradinaj deklarohet për padinë e Ramës ndaj tij
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj tha se heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit nuk janë e njëjta gjë. Sipas tij, Serbisë nuk duhet t`i ofrohet treg ekonomik pa njohur më parë Kosovën.
“I kam kërkuar publikisht Kurtit të mos e heq taksën. Por ai ka hyrë pa analizë të thellë për heqjen e taksës me reciprocitetin. Është e pakuptimtë me ja kthy fuqinë ekonomike Serbisë nëse nuk të njeh. I kam bërë thirrje publike Kurtit për këtë”, tha Haradinaj, duke shtuar se është faji i Kurtit dhe Vjosa Osmanit, që ambasadori Grenell kërkon heqjen e taksës.
Sipas tij, Kurti dhe Osmani kanë deklaruar më herët se do e heqin taksën, ndaj ambasadori Grenell e kërkon atë tashmë.
Haradinaj nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke u shprehur se me padinë ndaj tij ka ofenduar shqiptarët.
“Padia që Rama ka bërë ndaj meje nuk e ka dëmtuar Kosovën në këtë rast. Por mendoj që është ofendim ndaj shqiptarëve në plan kombëtar. Është veprim jo i duhur. Kosova ka arritur të lexojë zotin Rama, nuk e shohin si një shtetar ose një burrështetas. Kjo është përshtypja nga një numër i madh njerëzish. Jam i gatshëm për këto sfida. Mendoj se nuk e kam tepruar, por e kam kursyer. Jo atë, por kombin shqiptar”, tha Haradinaj në emisionin “Tempora”.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






