Haradinaj falënderon Arinetën për promovimin e Kosovës

“Flamuri i Kosovës po valon në majet më të larta botërore”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim alpinisten kosovare, Arineta Mulën.

Haradinaj shkroi në një postim në Facebook se Flamuri i Kosovës valon në majat më të larta falë njerëzve si Arineta.

“Flamuri i Kosovës po valon në majet më të larta botërore, falë energjisë dhe përkushtimit të njerëzve të sfidave të mëdha, si Arineta Mula. Kënaqësi ta dëgjoj rrëfimin për përvojën e saj unike dhe ta falënderoj për promovimin e imazhit të Kosovës”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Arineta njihet si njëra prej femrave te para shqiptare që pushtoi majën më të lartë në botë, Everestin. Ajo gjatë vitit 2018, ka realizuar disa prej ngjitjeve, që cilësohen si më sfidueset për alpinistët. E veçanta e atyre ngjitjeve ishte padyshim fakti që ajo i ka bërë e vetëme pa shoqërues, diçka e padëgjuar më parë në historinë e alpinizmit shqiptar. /21Media 

 

Back to top button