Haradinaj falënderon Dua Lipën

“Dua Lipa në kulmin e sukseseve të saja”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e ka vendosur emrin e Kosovës në sheshin më të njohur të New York-it në Times Square.  “Artistja më e mirë e vitit 2019. Nga Kosova në Britani të Madhe, drejt nominimit si artistja më e mirë e vitit.”, është reklama në sheshin më të njohur në botë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka falenderuar Dua Lipën përmes një postimi në Facebook.

“Dua Lipa në kulmin e sukseseve të saja, në sheshin kryesor të New York, Time Square, pjesë e kampanjës nga rrjeti muzikor Spotify: “Nga Kosova në Britani të Madhe në nominimin për ‘Artisten e re më të mirë”. Faleminderit Dua”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, kënga e fundit nga Dua Lipa “Swan Song” ka arritur mbi shtatë milionë klikime në Youtube. Kjo këngë  do të jetë edhe kolonë zanore në filmin “Alita:Battle Angle”./21Media

Back to top button