Haradinaj flet për vizitën e Hahnit në Kosovë

Hahn sot viziton Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te shtatorja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeut, në shënimin e 551-vjetorit të vdekjes së Skëndërbeut.

Me këtë rast, Haradinaj para mediave foli për vizitën e Komisionerit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili do ta vizitojë sot Kosovën. Haradinaj ka thënë se e mirëpret çdo sygjerim, këshillë dhe mundësi për të biseduar me komisionerin Hahn.

“Kosova ka të arritura në agjendën evropiane. E kemi një agjendë ju e dini MSA-në, e kemi kthy në ERA, ERA 1 është zbatu, ERA 2 ka fillu. Komisioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë. Njëkohësisht Kosova ka një agjendë me BE-në, liberalizimin e vizave, i kemi përmbush krejt kushtet. Tani ka lind edhe një temë e re, po është taksa. Taksa ndërlidhet me njohjen nga Serbia, jo me këto dy të parat. E mirëpresim çdo sygjerim, çdo këshillë edhe mundësi për me bisedu me komisionerin Hahn”, ka thënë Haradinaj.

Siç është paralajmëruar, Hahn do të ketë takim me kreun e Qeverisë, Ramush Haradinaj. Takimi do të zhvillohet në ora 16:30, në ndërtesën e Qeverisë, por nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema e diskutimeve.

Vizita e fundit e Hahn në Kosovë ishte më 3 dhjetor të vitit të kaluar. Gjatë kësaj vizite ai ka deklaruar se data më reale për liberalizimin e vizave mund të jetë viti 2020./21Media

Back to top button