Haradinaj: Gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt.

Haradinaj ka thënë se tenderët njëburimorë janë vrima më e madhe e shkaktuar në buxhetin e Kosovës.

“Tenderët njëburimorë janë vrima më e madhe e shkaktuar në buxhetin e Kosovës dhe vetëm atë mund ta quajë historike Albin Kurti, dhe jo për të mirë. Implementimi i Marrëveshjes për Energji e vitit 2013 nuk është vrimë e mbyllur nga Kurti. Gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt”, ka thënë Haradinaj.

Këtë të diel kryeministi i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 55-të të këshillit të përgjithshëm të VV-së tha se vrima nga e cila rridhte buxheti i qeverisjes, tani po mbyllet përgjithmonë.

“Në këtë gjashtëmujor të parë filloi edhe regjistrimi i energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës, dhe inkasimi për konsum të energjisë. Në fushën e energjisë patëm hapa të rëndësishëm, sa janë edhe historike. Më në fund, e pas një kohe shumë të gjatë, me dekada e jo me vite e muaj, vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë e pa masë paraja e buxhetit tonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë”, tha Kurti./21Media

Back to top button