Haradinaj: Heroizmi i Berishës është materia që formëson brezat e rinj
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në 22-vjetorin e rënies së heronjve Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulën, Bashkim Lekun, dhe Jusuf Kelmendin, ka vlerësuar lart figurën e këtyre luftëtarëve të pashoq.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar lart figurën e këtyre luftëtarëve të pashoq, trima e atdhetarë të cilët para jetës së tyre kishin lirinë e popullit të shtypur.
“Në 22-vjetorin e rënies, sot kujtojmë heronjtë Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shalën, Elton Zherka, Përmet Vula, Bashkim Leku dhe Jusuf Kelmendi. Luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë të cilët para jetës së tyre e kishin lirinë e popullit të shtypur, e në rastin e Abejës edhe përtej Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se heroizmi i tyre është materia që formoëson brezat e rinj.
“Heroizmi i luftëtarëve të lirisë është materia që formëson brezat e rinj, frymëzimi ynë në çdo moment të angazhimeve për një Atdhe siç ata e ëndërruan”, ka shkruar Haradinaj.