Haradinaj: Hiqni dorë nga skenarët ogurzi të destabilizimit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga skenarët për destablizimin e situatës në Kosovës.
Sipas tij, ata që po mundohen të bëjnë një gjë të tillë do të përfundojnë me turp.
“Kosova dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër përpos të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet! Të gjithë ata që mundohen të gatuajnë skenarë të destabilizimit të situatës, e të cilët fatkeqësisht nuk janë pak, do të përfundojnë me turp.”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Ai po ashtu tha se interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetrit e në paqe.
“dhe për këtë është paguar një çmim i madh dhe është bërë një përpjekje titanike për të arritur deri këtu ku jemi. Këtë nuk mund ta zhbëjë askush as në Beograd as në Prishtinë apo gjetiu. Prandaj hiqni dorë nga skenarët ogurzi, sepse historia nuk kthehet mbrapsht.”, përfundoi Haradinaj./21Media

Back to top button