Haradinaj i reagon Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së, gradën e dytë e kam nga NATO

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj i ka reaguar e  ministres së Punëve të Jashtme, Donika Schwartz e cila në një tubim të mbajtur në Deçan e ka quajtur atë  “gjeneral të vetëshpallur”.

Në një tubim elektoral të AAK-së iu përgjigj Gërvallës.

“Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së pastaj gradën e dytë e kam nga NATO”, është kundërpërgjigjur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Gërvalla i ka bërë këto deklarime për disa arsye, të cilat sipas tij, lidhen me heqjen e maskës së kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.

“Unë jau kam hjek maskën domethënë ia kam hjek maskën shefit të saj, Albinit. Ia kam pasë borxh atedhut me ia hjek maskën, po ia kam hjek edhe qeben edhe e kam shplu prej qebes”, ka thënë ai në një debat në Kanal10.

“Për mu nuk çon peshë kurgjo. Le të na tregon se cilin rezultat e ka? A i ka sjellë ndonjë njohje këtij vendi?”, ka pyetur ai.

 

Back to top button