Haradinaj i dërgon letër presidentes Osmani

(Lajm i përditësuar)


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjithashtu edhe përmes një letre drejtuar presidentes, Vjosa Osmani e konfirmoi pjesëmarrjen e tij në takimin konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës.  Kështu kanë thënë për portalin rtv21.tv nga zyra për media e AAK-së.


Haradinaj i thotë po takimit të thirrur nga Osmani ku diskutohet për datën e zgjedhjeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të shkojë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.

“Mund të ju konfirmoj që kryetari Haradinaj do të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta”, ka thënë Xhemajli për rtv21.tv.

Pjesëmarrjen në takimin e 31 korrikut deri tani e kanë konfirmuar edhe PDK e LDK./21Media

Back to top button