Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj interesohet për të drejtat e punëtorëve

Haradinaj tha se do të bashkëpunojë me BSPK-në

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Haradinaj tha se në takim është biseduar për të drejtat e punëtorëve në tërësi.

Kreu i AAK-së, është zotuar se do të bashkëpunojë me BSPK-në, duke vënë theksin tek partneriteti i ndërsjellë.

Ndërsa Krye-sindikalisti, Haxhi Arifi tha se si BSPK është e hapur për bashkëpunim ndërmjet punëdhënësve dhe punëtorëve, si dhe me qeverinë e Kosovës.

Arifi i është ankuar Haradinajt se sfidat e punëtorëve në Kosovë mbesin të shumta, derisa ka shprehur besimin se Qeveria e ardhshme do t’i realizojë kërkesat e tyre.

“Si BSPK, tani e tutje jemi që ta kemi një partneritet te sinqertë punëdhënës-punëmarrës dhe qeveri në realizimin e kërkesave dhe të gjejmë zgjidhje sepse e dimë çfarë gjendje është punëtoria dhe cila është papunësia. Mbesim me shpresë që te realizohen me një bashkëpunim të ndërsjellë”, tha Arifi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button