Haradinaj: Jam trishtuar nga sulmi kriminal, të kapet sa më parë autori

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vrasjen e tre personave në Gllogjan.
Ai ka thënë se është i trishtuar nga sulmi kriminal, ku mes viktimave janë dy nxënës.
Haradinaj ka apeluar tek organet e rendit që sa më parë të zbulojnë e të kapin autorin e këtij sulmi.
“I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne. Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media
Back to top button