Haradinaj: Jemi për marrëveshje obligative me kufijtë ekzistues

Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës

Sot u mbajt seanca solemne në Kuvendin e Kosovës për shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku folën kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli

Kryeministri i Kososvës, Ramush Haradinaj sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, tha se janë për marrëveshje obligative me kufijtë ekzistues për avancimin e Kosovës.

“Sot është një ditë që ne e ndjejmë rrugëtimin tonë deri ne liri dhe 11 vjet shtet, ju uroni njëri-tjetrin me bindjen që e kaluara jonë na konfirmoi se kemi pasë të drejtë breza e breza për përpjekje për liri, kemi pas te drejtë më 17 shkurt 2008, kemi drejtë edhe sot që punojmë për konsolidimin e shtetit tonë edhe më tutje. Jemi për marrëveshje obligative me kufijtë ekzutiues për avancimin eKosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, u shpreh Haradinaj.

Ndërsa Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës tha se  “duam ura bashkëpunimi me ata qe nuk na duan” derisa shtoi se kemi sfida për t’iu bashkuar vendeve evropiane, por sipas tij, askush nuk mund e na i mohojë sukseset 11 vjeçare.

“Ne njohëm e përjetuam dhembjet e vuajtjet e paraardhësve tanë, ne ja dolëm të bëjmë realitet ëndrrën për lirinë e Kosovës… Ne festojmë ditëlindjen, ne jemi shtet i vogël por kemi pasur dhe kemi miq të mëdhenj. Përkrah nesh qëndrojnë SHBA-të dhe shtetet tjera perëndimore.. Në ditëlindjen e 11-të ju shprehim mirënjohje për mbështetjen qe i dhanë kombit tonë. Kosova vend i bekuar nga Zoti dhe nga miqtë.. Ne që jemi në këtë sallë duhet ta ruajmë këtë pasuri.. Ne duam fuqizimin e partneritetit me miqtë tanë, OKB, duam ura bashkëpunimi me ata qe nuk na duan…
Ne si vend evropian nuk e meritojmë izolimin, e dijmë qe kemi sfida për t’iu bashkuar vendeve evropiane, askush nuk mund e na i mohojë sukseset 11 vjeçare. Ushtria e Kosovës do të mbetet ushtria për paqe.. Në muajt te fundit kemi pare iniciativa të SHBA dhe BE për dialog, Dialogu me Serbinë nuk është popullor, me kërkesën e vendosur të SHBA dhe BE ne duhet të vendosem drejtë asaj çka fitojmë si parti politike dhe çka fiton shteti ynë.. Për marrëveshje me Serbinë, rruga jonë është ta zgjedhim në mënyrë paqësore..“, tha Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës./21Media

Back to top button