Haradinaj ka tri pyetje për Kurtin lidhur me Asociacionin

 
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon të kundërshtojë qasjen e kryeministrit Albni Kurtit karshi dialogut Kosovë-Serbi.
Haradinaj ka adresuar tri pyetje për Kurtin lidhur me Asociacionin.
“Kryeministër, ndale mashtrimin me dialog! Tri pyetje kërkojnë përgjigje nga ju e që kanë të bëjnë me Asociacionin. E para: a jeni kundër Asociacionit, apo jeni kundër Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës? Pyetja e dytë: A keni propozuar Asociacion gjeografik, çka nënkupton ai dhe a është në bazë të Kushtetutës së Kosovës? Dhe pyetja e tretë: nëse keni propozuar Asociacion gjeografik, atëherë na trego pse ky Asociacion është më i mirë sesa Asociacioni në bazë të Kushtetutës së Kosovës të cilin e përkrah edhe Amerika edhe BE-ja? Jepi përgjigjet e sakta, ndale mashtrimin!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button