Haradinaj: Kosova dhe Bullgaria janë shembull i miqësisë mes dy vendeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Bullgarinë në Ditën e Çlirimit të saj.

Haradinaj tha se marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve janë shembull i miqësisë dhe se Bullgaria, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për Kosovën në proceset integruese.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë janë shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve. Bullgaria, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, në vazhdimësi ka ofruar përkrahje dhe mbështetje të pakursyer për Kosovën në proceset integruese. Sot, në Prishtinë, festuam Ditën e Çlirimit të Bullgarisë. Me këtë rast, Ambasadorit z. Hristo Gudjev, i shpreha urimet më të përzemërta për këtë ditë me rëndësi për popullin bullgar, me shpresë se shumë shpejt edhe Kosova do t’i bashkëngjitet Bullgarisë si anëtare e NATO-s dhe BE-së”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”./21Media

Back to top button