Haradinaj: Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut. Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 75-vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
”Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut, dhe padyshim kujtojmë mbështetjen e miqve tanë në NATO në krye me ShBA që dënuan shkeljen e të drejtave ndaj popullit tonë”, ka thënë Haradinaj.