Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj: Kosova është vonë me draftstatut, nuk jep efektin e duhur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me draft-statutin që Kosova po përgatitë që të dërgoj në Kushtetuese deri në fund të muajit.

Në një prononcim për RTV21 ai ka thënë se një detyrë e tillë ka qenë opsion kohë më përpara, tani për fat të keq nuk i jep efektin e duhur.

“Unë besoj se një detyrë e tillë ka qenë opsion kohë më përpara, tani për fat të keq nuk i jep efektin e duhur, megjithatë është mirë që drafti që shkon të jetë i punuar prej Kosovës, mendoj që është shumë ma mirë që të jetë një draft i Kosovës. E kam kërkuar këtë edhe në të kaluarën”, tha Haradinaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button