Haradinaj kritikon Kurtin, thotë se po mundohet t’i mbulojë lëshimet që po i bënë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se kryeministri Albin Kurti po mundohet t’i mbulojë lëshimet që po i bënë.
Teksa komentoi vizitën e djeshme në veri, ai theksoi se shefi i ekzekutivit po tenton të mashtrojë kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.
Para mediave, Haradinaj deklaroi se roli i presidentes Vjosa Osmani është inekzistent. Kështu u shpreh ai, teksa u pyet për tre vjetorin e zgjedhjes së presidentes së shtetit.
“Inekzistente, ne kemi një pushtet, është Kurti të gjithë të tjerët janë staf i tij”, deklaroi ai.