Haradinaj: Kryeministër eja merru me problemet e vendit tënd

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të kthehet nga vizita në Greqi, që të merret me problemet e qytetarëve të Deçanit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se është e pabesueshme që kryeministri vazhdon qëndrimin në Greqi, derisa situata në Deçan është alarmante.
“Njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve. Situata është pothuajse alarmante. Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme! Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, në 24 orët e fundit, me simptoma të njëjta të helmimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan kanë kërkuar trajtim mjekësor 310 pacientë, ndërsa që nga mëngjesi e deri në mesditë, mjekim kanë kërkuar 55 qytetarë të kësaj komune./21Media
 

Back to top button