Haradinaj: Kudo, po kemi përkrahje masive, qytetarët s’e durojnë izolimin e mashtrimin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova s’e duron as izolimin e as mashtrimin, dhe sipas tij qytetari i Kosovës po e ngre zërin kundër qeverisjes aktuale që sipas tij është “autoriatre e antikombëtare”.
Kjo thotë se dëshmohet nga masiviteti i njerëzve në tubimet e AAK-së.
Postimi i plotë:
Kosova nuk e don as izolimin e as mashtrimin
Njeriu i Kosovës po e çon zanin kundër këtij establishmenti autoritar e antikombëtar.
Masiviteti dhe entuziazmi i mijëra njerëzve, kudo që kemi shkuar këto ditë, është dëshmi se ky popull nuk e duron as izolimin as mashtrimin!
🇦🇱🇽🇰 të bashkuar për një Kosovë Fituese 137!