Haradinaj kujton heroizmin e dëshmorëve

Hradinaj ka thënë se përulet para heroizmit dhe sakrificës së luftëtarëve

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 5 Majin, ditën e dëshmorëve të kombit, duke thënë se përkulen para heroizmit dhe sakrificës së tyre të të gjitha kohëve dhe epokave.

Haradinaj ka shkruar në facebook se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte projekti më sublim i shqiptarëve në shekullin e njëzet.

“Në Ditën e Dëshmorëve, me respekt i kujtojmë të gjithë ata që luftuan dhe ranë për lirinë e atdheut. Përkulemi para heroizmit dhe sakrificës së tyre të të gjitha kohëve dhe epokave. Kujtimin e kemi më të afërt për ata që ranë në luftën me të fundit, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishte projekti më sublim i shqiptarëve në shekullin e njëzet”. Nga Peja, kjo pjesë e Atdheut, Lavdi dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka postuar edhe disa fotografi nga Peja, ku po bëhen homazhe në nderim të të rënëve, si dhe po mbahen akademi përkujtimore.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button