Haradinaj kujton Rugovën: Kultivoi miqësinë e përjetshme me Amerikën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar, ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta.
Haradinaj ka thënë se me vizionin e tij shtetformues, Rugova i kishtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën.

“Sot, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën, veprime këto që i paraprinë pavarësisë dhe që vazhdojnë të mbeten themel i vizionit tonë si shtet.”, ka shkruar Haradinaj./21Media

Back to top button