Haradinaj: Kurti i kënaqur vetëm kur ndan social, nuk ka projekte të zhvillimit ekonomik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i kënaqur vetëm kur ndan social, dhe sipas tij, Kurti nuk ka projekte të zhvillimit ekonomik dhe projekte të pavarësimit të njerëzve.
“Kurti po tenton t’i mbajë qytetarët të varur nga vendimet e tilla”, ka thënë Haradinaj sonte në emisionin “Click” të RTV21.
Haradinaj e ka quajtur këtë ideologji komuniste.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të martën se, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të gjitha kategorive të pensionistëve, punëtorëve të sektorit publik e privat, si dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro shesë në muajin prill./21Media

Back to top button