Haradinaj: Kurti po e largon Kosovën nga Amerika
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar se Kosova është larg aleatit strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të politikave të Kryeministrit Kurti.
Haradinaj ia numëroi Kurtit disa nga shqetësimet e tij, që po ndodhin për shkak të largimit nga politikat amerikane:
-Largimi nga politikat e SHBA dhe Marrëveshja Ekonomike e Washingtonit
– Largimi nga politikat e SHBA, gazi dhe energjia e pastër
– Largimi nga politikat e SHBA dhe kalimi në dialogun e dështuar të BE-së
– Largimi nga politikat e SHBA mbi ushtrinë profesioniste dhe kalimi në modelet ruse të ushtrisë së detyrueshme
– Largimi nga politikat e SHBA dhe ndryshimi i qasjes nga diplomaci liberale në diplomaci izoluese dhe dështuese
– Largimi nga politikat e SHBA për depolitizim të sistemit të shërbimit civil drejt qasjes totalitare të politizimit të tërë sistemit
– Largimi nga politikat e SHBA dhe kalimi nga tregu i lirë në tregun e kontrolluar nga sistemi politik dhe rritja e inflacionit./21Media