Haradinaj kushtëzon me kuorum Vetëvendosjen

Si pasojë e mosvotimit të themelimit të një komisioni hetimor për shpenzimet në sektorin e energjisë, grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në asnjë votim për t’i bërë korumin shumicës deri në themelim të këtij komisioni.
Kështu bëri të ditur Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve që ta vazhdojnë ta përkrahin Fondin e Sigurisë.
Ai po ashtu tha se janë të shqetësuar pasi që sipas tij qeveria po mban të bllokuar gazsjellësiin Shkup- Prishtinë.
Ai tha se refuzimi i një projekti strategjik amerikan po e rrezikon sigurinë e vendit dhe e sjell më afër Serbinë dhe Rusinë.
“Prandaj edhe kërkesa për rikthimi urgjent të gazsjellësit është rëndësi jetike për Kosovën dhe nuk është punë gazi dhe i disa gypave:, tha Haradinaj,
Ai përmendi edhe mosmiratimin e ligjit të pagave, dhe tha se pagat dhe pensionet duhet të rriten 30% ndërsa sipas tij paga minimale duhet të jetë 370 euro neto./21Media

Back to top button