Haradinaj: ​Mafia energjetike nuk po fshihet më

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar sot qeverinë dhe personat e përfshirë në tregun e energjisë si “mafi energjetike” që funksionon “nën dritën e diellit” dhe me emër e mbiemër.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj tha se kompania e vëllaut të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, po përfitojnë në emër të “tregut të lirë” në mënyrë të padrejtë, duke shpërblyer një grusht të ngushtë njerëzish ndërkohë që çmimin e paguan qytetari i thjeshtë.

“Ky krim dhe korrupsion, çdo 24 orë, po shfaqet në forma gjithnjë e më të rënda,” tha Haradinaj, duke shtuar se kjo gjendje paraqet një emergjencë kombëtare dhe duhet të ketë një fund, i cili “nuk do të jetë i mirë për këtë mafi”, ka shkruar ai në Facebook.

Back to top button