Haradinaj: Marre! Shumë vonë, shumë pak

Pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për miratimin e projekt buxhetit për vitin 2026, rritjen e pagës minimale, pensioneve dh shtesave për fëmijët, ka reaguar Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai e ka cilësuar këtë si rritje të vonuar.

“Shumë vonë, shumë pak. Marre. Kjo rritje është dashur të ndodhë para shumë vitesh. Në takimin e parë të qeverisë sonë, pensioni bazik do të jetë 200 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro. Shtesat për të gjithë fëmijët nga 0–16 vjeç do të kenë rritje të konsiderueshme. Nënat me dy fëmijë do të marrin 100 euro, ndërsa nënat me katër fëmijë do të marrin 300 euro në muaj”, ka shkruar ai.
Qeveria në detyrë sot ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, i cili parashihet të jetë afër 4 miliardë eurove./21Media

Back to top button