Haradinaj: Matoshi njihet si njeri i përgjegjshëm
Haradinaj tha se Matoshi më herët ka perquar ide dhe vizion nëpër media të asaj kohe të çmuara
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë për media me rastin e aderimit të publicistit Halil Matoshi tha se për Kosovë për ne shqiptarët Halil Matoshi është emër i njohur,sipas tij ka qenë protagonist i proceseve të cilat ka rrugëtuar populli ynë.
Haradinaj tha se Matoshi më herët ka perquar ide dhe vizion nëpër media të asaj kohe të çmuara. Ai tha se ka qenë pjesëmarrës edhe në levzije politike të mëtejme.
Sot Halil Matoshi njihet si njeri i përgjegjshëm që mban përgjegjësi për fjalën e tij për porosinë që ia ka dhënë qytetari në vazhdimës
“Une dhe Aleanca e kemi për nder që jemi kemi koleg.Ardhja e Halilit besoj se është dëshmi se njerëzit e mirë të Kosovës duhet me u bashku në këto momente me rëndesi për jetën tonë” tha Haradinaj
Aderimin e Halil Matoshit e ke mirërpritur edhe anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj.
“Halili,një krah i fortë!Mirë se erdhe miku im” ka shkruar Nitaj në Facebook./21Media