Haradinaj: Mendimi intelektual i miqve tanë është i mirëseardhur

Haradinaj takohet me Grigorev

Kryeministri i Kosoës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se çdo mendim i intelektual i miqve të Kosovës është i mirëseardhur. Këto deklarata Haradinaj i dha pas takimit me analistin e njohur dhe drejtorin e “Council for Inclusive Governance” në Neë York, Alex Roinishvili Grigorev.

“Në takim me analistin e njohur dhe drejtorin e “Council for Inclusive Governance” në Neë York, Alex Roinishvili Grigorev, këmbyem shumë pikëpamje mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë, por edhe në rajon. Kosova ka përvetësuar vlerat perëndimore dhe mendimi intelektual i miqve tanë për të ecur përpara në rrugën euro-atlantike është çdoherë i mirëseardhur.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkohë,  pas këtij takimi kryeministri Ramush Haradinaj, Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli mëngjesin e sotëm kanë hyrë në takim me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett./21Media

Back to top button